Gjykata ka caktuar “arrest me burg” për katër persona të akuzuar për “trafik droge” në kryeqytet. Është vendosur masa e arrestit për shtetasit:
Zamir Kucaba, Franc Beqiraj, Bledar Kovaçi, Ermal Çela.
Grupi hetimor po vijon punën për kapjen e të shpallurit në kërkim, A. L. 30 vjeç, banues në Tiranë.
Katër të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim akuzohet se trafikonin lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ata mbaheshin nën vëzhgim nga policia prej një periudhe prej 9 muajsh.
Detaje të policisë:
Kultivonin bimë narkotike, 4 shtetas në pranga.
Më datë 08.05.2017, Specialistët e Komisaraitit Nr 1, në bazë të Planit të Veprimit për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Durisht, është konstatuar e mbjellë në mënyrë të parregullt një parcelë me 280 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
- Sh.M, 64 vjeç, banues në Tiranë
- Z.M, 80 vjeç, banues në Tiranë
- F.M, 53 vjeç, banues në Tiranë
Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë edhe i kryeplakut të fshatit Durisht, shtetasit:
- M.S, 68 vjeç, banues në Tiranë
Një pjesë e bimëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve është asgjesuar me zjarr.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve Sh. M., Z. M. e F. M., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284/2 i Kodit Penal.
Në ngarkim të shtetasit M. S., për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Moskallzim i krimit” parashikuar nga nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)