Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, prezantoi sot anëtaren e re të kësaj partie, ish-kryeredaktoren Arban Xharra, emri i së cilës është lakuar edhe në Shqipëri për shkak të replikave që ajo ka shkëmbyer me ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha.
Vendimin e saj për t’iu bashkuar kësaj partie, të cilin Xharra e cilësoi “të pakushtëzuar”, Veseli e ka përshëndetur edhe përmes rrjeteve sociale.
“E mirëpresim anëtaren më të re të Partisë Demokratike, Arbana Xharrën. Mirë se erdhe, Arbana!”, shkruan Kadri Veseli në “Instagram”, përbri fotos së shkrepur nga prezantimi më i fundit i saj si pjesë e PDK-së.
(XH.A/SHUPLAKA)