3 vite kanë kaluar prej zhdukjes së mistershme të Sibora Gaganit, 22 vjeçares shqiptare e larguar në drejtim të Spanjës.
Familja e saj i është drejtuar emisionit “Chi l’Ha Visto”, duke kërkuar ndihmën e gjithë atyre që mund ta kenë parë, shkuan sot Newnotizie.it.
Gagani jetonte në Itali, por u transferua në Andalusi me të dashurin e saj. Sipas të ëmës të Siborës, ajo kishte synim të martohej dhe ia komunikoi mamasë me telefon, por pas kësaj telefonate ajo papritur u zhduk.
Ajo ka fshirë profilin e saj në FB dhe numri i telefonit nuk ishte më i arritshëm. Nëna e Siborës ka deklaruar gjithashtu se i dashuri ka deklaruar që ka bërë një sherr me Siborën dhe nga ai moment nuk e ka parë më.
Sibora punonte si bariste. U transferua me të dashurin në Torremolinos, në Andalusia. Në 14 korrik nëna e saj mori një telefonatë nga ana e të dashurit të saj, që i tregoi se kishin bërë një sherr bashkë dhe ajo kishte ikur pa marrë asgjë me vete. (M.D/Shuplaka)