Protestën e parashikuar më 7 maj për zgjedhjet e Kavajës, partitë opozitare e zhvendosën më 13 maj. Mirëpo Ambasada Amerikane në Tiranë, ka nxjerrë një njoftim për shtetasit amerikanë që banojnë në Shqipëri, lidhur me këtë protestë që organizon opozita.
Ambasada i këshillon qytetarët e vet që të mos marrin pjesë në protestë, pasi ekziston rreziku që nga një protestë paqësore të kthehet në një protestë të dhunshme.
“Ambasada u rikujton shtetasve amerikanë se edhe protestat paqësore mund të kthehen në konfliktuale, ndaj duhet të rishikoni planet për 13 majin”, thuhet në deklaratë.
NJOFTIMI I PLOTË
Ambasada Amerikane në Tiranë njofton qytetarët amerikanë se një protestë e madhe politike është planifikuar të zhvillohet më 13 maj 2017, e cila nis te selia e Partisë Demokratike Shqiptare dhe përfundon para Kryeministrisë.
Qarkullimi rrugor mund të preket nga protesta. Ju lutemi që të ndiqni raportimet në media dhe të ndryshoni planet për atë ditë.
Ambasada Amerikane nuk është e shqetësuar për ndonjë kërcënim konkret ndaj qytetarëve apo interesave amerikane.
Ambasada u rikujton shtetasve amerikanë se edhe demonstratat me qëllime paqësore mund të kthehen në konfrontime.
Shmangni sheshet e protestës dhe qëndroni larg vatrave, apo tubimeve të tilla. Turma me njerëz mund të ketë në të gjitha rrugët kryesore të qytetit. (D.D/Shuplaka)