08:17 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Debat i fortë, Vokshi: Ja tre kontraditat e Ramës, Spiropali: Jeni bërë një tufë Hamzash

22:02 | 09/05/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Debat i fortë, Vokshi: Ja tre kontraditat e Ramës, Spiropali: Jeni bërë një tufë Hamzash

Albana Vokshi e PD dhe Elisa Spiropali e PS kanë pasur një debat të fortë në “Studio e Hapur” për protestën në çadër.

Vokshi u shpreh se Rama kishte tre kontradita të forta që sipas saj janë një tërheqje e saj përballë opozitës. Ndërsa Spiropali ka vazhduar me fabulën e Skënderbeut duke futur në lojë tradhëtarin Hamza. “Jeni bërë një tufë Hamzash ju…”, u shpreh ajo.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Ne besojmë se qeveria ndryshohet vetëm më votë, nëse  PD mendonte se ka arsye për ta larguar PS-në kishte 18 qershorin. Nuk e kanë programin, nuk e kanë liderin e fortë, kanë prodhuar vetëm baltë. Për  këtë arsye kanë zgjedhur të mos hyjnë në zgjedhje, i ka bashkuar frika nga refoma e drejtësisë, të gjitha këto arsye janë bërë bashkë dhe e kanë ngujuar opozitën në çadër.

Vokshi: E treguam me 18 shkurt se çfarë mund të bëjmë, se ajo çadra që ju e përçmoni, në fakt ajo ka bërë ndryshime të mëdha, ndryshimet e para u bënë në qeveri pas çadrës, filluan negociatat e çadrës, Kavaja është fitore e çadrës, hajdeni t’i takoni njerëzit, dhe dëgjoni hallet,  do takoni nëna që nuk kanë të ushqejnë fëmijët.

Spiropali:  Të njëjtat vuajtje kishin edhe në 2011 kur u vranë në bulevard.

Vokshi: Lëreni 21 janarin, pse e bëtë 21 janarin? Vutë huliganët në ballë të protestës.

Spiropali: Në grevën tonë të urisë në 2010 na kanë thënë se turp t’ju vijë se jeni gra  dhe shtriheni në bulevard. Ky është ofendim ndaj opozitës.

Vokshi: Për kë u bë 21 janari? Pse i nxorrët njerëzit?

Spiropali: Kjo bëhet vetëm për të shpëtuar lidershipin e PD nga drejtësia.

Vokshi: Ky është ndryshimi me  ne dhe ju, nuk kemi prekur një lule nga protestat, kjo është ndryshimi shumë i madh, dhuna ju përket juve, dhe ata skenarët e destabilizimit mbajini për vete, s’kishte asnjë skeanar dhune.

Spiropali: Jeni bërë një tufë Hamzash ju aty që…

Vokshi: Dua të them se çadra që ju përçmoni ka pasur arritje dhe ne kemi fituar disa kauza në raport me Edi Ramën:

1-E mbani mend Edi Rama thotë nuk shkelen zgjedhjet, te negociatat me McAllister thotë që po pranoj, ku është burri këtu?

2-Fenomeni i drogës, ndryshoi drejtuesit e policisë, është pranuar si fenomen.

3-Ka thënë qeveria ndryshohet vetëm me votë, u ndryshoka edhe pa votë se ofroi 4 ministra dhe zv/ministra.  

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: albana vokshiElisa Spiropali
Pas

Fatmir Xhafaj mbledh krerët e Policisë së Durrësit, çfarë porosish u jep

Para

“Këta po ndërrojnë policët përditë, jam dakort për qeveri teknike qoftë edhe vetëm me disa ministra të ndryshuar”

Para
“Meta mjaftueshëm i madh për të dalë më vete, PD ta ngjisë  vetë maloren”

“Këta po ndërrojnë policët përditë, jam dakort për qeveri teknike qoftë edhe vetëm me disa ministra të ndryshuar”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Kuvendi i Kosovës prej më shumë se tre muajsh i paralizuar, sot tentativa e 47-të për konstituimin e legjislaturës së re

Trazira në Spanjë, tensionet mbi emigracionin ndezin përleshjet mes të rinjve dhe policisë

Australiani tenton të thyejë vitrinën e Gurit të Fatit në Skoci, arrestohet

‘Paqe ose sanksione’, Trump vendos ultimatum 50-ditor për Putinin, masa edhe kundër shteteve që bashkëpunojnë me Rusinë

Amerikani që vrau babanë e tij dhe tregoi kokën në YouTube dënohet me burgim të përjetshëm

Ulet norma tavan e interesit për kreditë e vogla konsumatore në 62.2%

“Mbi 100 civilë vriten çdo ditë në Gaza”, ministri egjiptian në Bruksel: Turp për të gjithë ne

Shqipëria kryeson Europën për emigracion neto negativ në vitin 2024

Mjeku gjerman del në gjyq për vrasjen e 15 pacientëve të sëmurë rëndë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.