Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një ndërtesë në qytetin e Shkodrës. Ndërtesa dykatëshe ndodhej pranë poliklinikës së qytetit, ndërkohë që zjarri ka rënë pak pas mesnate.
Në banesë nuk jeton njeri, por kati i parë përdoret si lokal. Flakët janë përhapur me shpejtësi në gjithë objektin, duke shkrumbuar gjithçka.
Fakti që ndertesa ka qenë e amortizuar dhe e vjetër ka bërë që për shkak të flakëve çatia e muret të pësojnë shembje. Forca të shumta të policisë dhe zjarrfikëses kanë ndërhyrë për izolimin e flakëve që rrezikonte disa shtëpi të vjetra pranë vatrës së zjarrit.
Vetëm pas një orë ndërhyrje është bërë e mundur shuarja e flakëve. Në lokalin e djegur, dëmet materiale llogariten në disa milonë lekë.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit. (E.K/SHUPLAKA)