Në vijim të hetimit pas arrestimit të mësuesit 64-vjeçar, me akuzën e veprimeve të turpshme me nxënësen e tij 14-vjeçare, është pyetur në polici edhe nëna e vajzës.
“Unë isha në dijeni prej një jave të kësaj ngjarje, por dje dorëzova provat në polici. Nga mësues të tjerë nuk ka pasur shqetësim. Për këtë rast jam befasuar kur e pashë me sytë e mi. Për këtë mësues kam pasur respekt se ishte autoritar, por tani..”- shprehet nëna e vajzës.
Njoftimi
Më datë 09.05.2017, u arrestua shtetasi Hasan M., 64 vjeç, banues në Tiranë, mësues në një shkollë 9 vjeçare në Tiranë, sepse në mënyrë të përsëritur, në ambientet e shkollës, ka kryer veprime te turpshme me një nxënëse 14 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale parashikuar nga Neni 108 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)