14:54 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kabo i del në mbrojtje Myftarajt: Liria nuk trembet me arrestime, më merrni dhe mua në qeli me të

11:55 | 10/05/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kabo i del në mbrojtje Myftarajt: Liria nuk trembet me arrestime, më merrni dhe mua në qeli me të

Arrestimi i Myftarajt nga policia e shtetit për shkak të një shkrimi kundër Romana Vlahutin ka shkaktuar një valë reagimesh, ndër ata që kanë reaguar së fundi është dhe profesori i filozofisë Përparim Kabo.

Ai  nuk ka qenë aspak dakord me këtë akt të policisë dhe ka këshilluar që ata që duhet të arrestohen janë të tjerë, të krimbur kokë e këmbë në pasuri.

Kabo, shprehet se nuk është dakord me shumë nga mendimet e Kastriotit, por kjo është krejt normale, nga ana tjetër ai mendon se Myftaraj është një njeri i ditur dhe polemist i hapur, guximtar.

Sipas tij Myftaraj ka edhe një meritë të veçantë sepse kur një autore franceze botoi një libër mbi origjinën e kombit shqiptar, një libër denigrues, ishte Kastriot Myftaraj i cili i’u përgjigj duke mbrojtur atdheun. Postimi i plotë në ”Facebook” i Kabos:

Dëgjova një mesazh se është arrestuar Kastriot Myftaraj…

Pse? Se ka shkruajtur një shkrim për zonjën Vllahutin…Kush nuk e njeh Kastriotin do të thoja se ai ka nivel të ulët kulturor, kush nuk e njeh Kastriotin do të lërë të kuptohet haptazi se nuk është rritur me libra dhe me lexime, do tregonte në dritën e diellit se është nga soji frikacakëve… Kastriot Myftaraj është ndryshe, është një njeri erudit, polemist i hapur dhe guximtar.

Kur një autore franceze botoi një libër mbi orgjinën e kombit shqiptar, si një provokim i hapur antishqiptar një libër antishkencor dhe denigrues, ishte Kastrioti që iu gjegj flak për flak me një botim të tijin duke mbrojtur atdheun dhe nderin e tij…A jam unë dakord me të gjtha ato që shkruan dhe thotë Kastrioti? Jo nuk jam dhe kjo është krejt normale, sepse edhe ai nuk është në një mëndje me shumë ose për ndoca argumente apo spjegime të mijat…

Kjo është normale në një vend normal ku fryma dhe qielli mendimit është pluralizmi kulturor. Nuk trembet liria me arrestime. Unë nuk iu them as lëroheni dhe as nxirreni …unë kam një këresë tjetër…Ejani më merni dhe mua dua të jem në një qeli me Kastriot Myftaraj…Dje një studente po fliste për Procesin e Kafkës në seminar dhe për shëmbull citoi diçka nga akuza që iu bë at Zef Pllumit dhe etërve të tjerë nga rregjimi komunist dhe ku në akuzë shkruhej se…

Ju mbani përgjgjësi për kryqëzatat, për pushtimin turk dhe austro-hungarez”…aq sa Ati u shpreh…unë nuk e pranoj këtë akuzë se kam le në vitin 1924 e këto që ju thoni kanë ndodhë para se unë të kisha le… “Nëse do ta mundësh kundërshtarin edhe me provokuesin dhe me të pavërtetin përdor arsyen. Liria e mendimin nuk prangoset sepse liria nuk është trup me duar…Keni kë të arrestoni nga njerëzit e shtetit, keni shumë madje, me kokë me këmbë dhe me pasuri; por Ju nuk I lidhni ata dot sepse jeni të lidhur prej tyre. Kastriot qëndro si të ka hije…unë jam me ty se jam me lirinë e shprehjes…Ju jeni dishepulli saj edhe kur mund të keni qasje apo argumente të gabuara… Pkabo 10 maj 2017 (B.H/SHUPLAKA)

Etiketa: arrestimikastriot myftarajmyftarajperparim kabo
Pas

Më në fund Shullazi në gjykatë, por seanca shtyhet nga mungesa e gjyqtares

Para

Sot Basha ka një ndjekës të njohur në çadër, zbuloni kë (FOTOT)

Para
Sot Basha ka një ndjekës të njohur në çadër, zbuloni kë (FOTOT)

Sot Basha ka një ndjekës të njohur në çadër, zbuloni kë (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryemadhi sulmon Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia!

Trump dhe Zelensky do të diskutojnë pezullimin e ndihmës amerikane të premten, pritet telefonata midis liderëve

Ndërpritet seanca në procesin “Plumbi i Artë”, shkak largimi i avokatit

Berisha: Ceno Klosi hajdut me çizme. Për këtë narko-regjim, mandatet janë letra pa vlerë

Kroacia njofton shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Serbi, shkak protestat

Tedi Blushi në Fax News: Ilir Meta po bën burg politik, SPAK nuk ka asnjë provë ndaj tij

Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me faktet dhe provat e kundërshtueshme të farsës së 11 majit

Dashnor Sula me fjalim lamtumire në Kuvend dhe një mezazh paralajmërues për PD: Do jem zëri i atyre që besojnë tek unë

Pogradec/Finalizohet operacioni “Buçimasi”, goditet një rast i shitjes së drogës. Arrestohet një 64-vjeçare, në kërkim i biri

Korçë/ Kanosën një shtetas për dhënien e pasurisë, shpallet në kërkim 43-vjeçarja, procedohet një tjetër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.