Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Sukth. Një punonjëse policie i ka dhënë fund jetës me armen e shërbimit, është vetëvrarë. Punonjësja e policisë që u vetëvra është 23-vjeçarja P. Shahini.
Sipas “Panorama” ende nuk ka detaje për rrethanat por të afërmit dhe kolegët e pyetur nga policia lidhur me ngjarjen nuk kanë mundur të ndihmojnë dot.
Ata janë shprehur se nuk kane asnje dijeni rreth shkakut, pasi sipas tyre, nuk kanë konstatuar shenja depresive tek oficerja që i dha fund jetës. Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
DETAJE:
Më datë 10.05.2017, rreth orës 12: 30, në Katund Sukth, në banesë është vetvrarë me armën e shërbimit shtetësia P. Sh. 23 vjeçe, Punonjëse Policie në Komisariatin e Policisë Durrës kryen veprimet e mëtejshme procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet. (J.V/Shuplaka)