04:01 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

U ngushtua hendeku gjinor i pagave në 2016-ën, profesionet ku gratë u paguan më shumë

14:03 | 10/05/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
U ngushtua hendeku gjinor i pagave në 2016-ën, profesionet ku gratë u paguan më shumë

Hendeku gjinor i pagave u ngushtua edhe më tej gjatë vitit 2016, ku burrat u paguan mesatarisht 6% më shumë se gratë, teksa ky tregues ishte 6.3 %  me 2015. Por në nivelet drejtuese, pagat e femrave janë konsiderueshëm më të larta se ato të meshkujve.

Sipas të dhënave të INSTAT, pagat e femrave në nivelet “Drejtues administrativë dhe komercialë” janë 28% më të larta se të meshkujve. Burrat në këto pozicione drejtimi paguhen me 113,825 lekë në muaj, ndërsa gratë 146,143 lekë në muaj.

Gratë paguhen më shumë edhe në pozicionet “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara” e gati 3% më shumë se burrat. Të punësuarit meshkuj në këto pozicione paguhen 84,329 lekë në muaj, ndërsa femrat 86,619 lekë në muaj.

Teksa gratë çmohen më shumë në pozicionet drejtuese nuk ndodh e njëjta gjë për nivelet e specialistëve.

Sipas INSTAT, meshkujt në sektorin e shëndetësisë paguhen 22% më shumë se femrat, gjithashtu në sektorin e mësimdhënies burrat paguhet 14% më shumë se gratë.

Gjithashtu pagat për menaxherët e shitjes favorizojnë burrat, pasi kanë paga më të larta, të paktën 12% më shumë se femrat. Paga me diferencë të lartë nga femrat marrin meshkujt në sektorët e industrisë, në ushtri dhe në shërbimin e mbrojtjes personale, profesione këto që dominohen dhe ushtrohen kryesisht nga meshkujt.

Femrat në pozicione drejtuese kanë pasur ekspansion vitet e fundit.

Gjatë vitit 2015, numri i grave, pronare të bizneseve të reja, u shumëfishua ndjeshëm, në krahasim me dy vitet paraardhëse. Sipas të dhënave të QKB-së, më 2015 gratë ishin 100% pronare të mbi 13,000 bizneseve të reja nga rreth 1,520 që ishte ky numër në vitin 2014.

Shifrat janë optimiste dhe tregojnë se gjithnjë e më shumë, femrat shqiptare po investojnë në rritjen e pavarësisë së tyre ekonomike.

Në sektorin publik, gratë përbëjnë përqindjen më të lartë të punësimit në pozicione të tilla si specialiste ose punonjëse të zakonshme, të cilat paguhen shumë më pak në krahasim me pozicione si ligjvënës, zyrtarë të lartë dhe drejtorë, politikëbërës etj., të cilat mbahen më shpesh nga meshkujt./ Revista Monitor

Etiketa: hendek gjinorpagatshqiperi
Pas

Policja vret veten me armën e shërbimit, dëshmojnë kolegët dhe familjarët

Para

Shprehja “Me qetësi dhe dashuri” edhe në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Limaj iu drejtohet deputetëve

Para
Shprehja “Me qetësi dhe dashuri” edhe në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Limaj iu drejtohet deputetëve

Shprehja “Me qetësi dhe dashuri” edhe në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Limaj iu drejtohet deputetëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.