Hersi Matmuja, këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong në vitin 2014 ka reaguar pas moskualifikimit të Lindita Halimit dhe Shqipërisë për në finalene madhe mbrëmjen e djeshme në Kiev.
Ajo ka shkruar se shqiptarët nuk lënë gjë pa komentuar për këngëtarët tanë në Eurosong duke mos kursyer edhe këngëtarë të mëdhenj dhe me shumë karrierë muzikore. Sipas saj shumë prej këngëve që mbrëmë u kualifikuan në vend të Lindës ishin “të papranueshme”.
Hersi Matmuja konkuroi në Eurosong me këngën “One night’s anger”, këngë e cila u vlerësua shumë por ashtu si edhe Linda Halimi nuk u kualifikua në finale.
Shkrimi i Hersi Matmujës:
Nuk jam shprehur shpesh ne rrjete sociale e asnjehere nuk kam dhene mend mbi artin dhe pse i kam te gjitha kompetencat por nuk eshte ne natyren time.
Kete here ndjej te them dicka!!!!
SHQIPERTARE BOLL DHATE MEND MBI CDO KENGETAR, KENG APO KOMPOZITOR qe merr pjese ne Eurovision.
Kur luan ALBANIA nuk shkojne ne fushe vetem me mesfushoret…
Po e heq veten nga kjo pjese sepse do te kisha shuuuume per te thene por nuk keni lene kengetare nga Aurelia Gace, Eneda Tarifa kengetare te medha pa komentuar keni arrit deri te notat e Elhaides e nuk po permend cfare ka ndodhur me Ronen para festivalit sepse mund te shkruaj nje roman.
Eshte TURP.
MJAFT.
Gomari nuk fluturon.
Lindita Halimi ose Shqiperia jone e Vogel meritonte finalen padiskutim. Shume vende qe kaluan finalen as pubi me i vogel i Tiranes nuk i pranon.
Urime per presmarrjen Linda e dashur, cdo fund ka nje fillim.
Me siguri te presin shume skena te tjera.
(M.D/Shuplaka)