Presidenti serb Tomislav Nikoliç ka uruar presidentin e ri të zghedhur të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Në mesazhin e tij, Nikoliç shkruan me Metën në kreun e shtetit beson se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë do të jenë më të mira.
“Urime dhe suksese në kryerjen e detyrave”,-shkruan Nikoliç.
“Shpresoj për bashkëpunim më të mirë në të ardhmen. Bashkëpunimi me rëndësi për zhvillimin e dy vendeve”,-vijon presidenti serb.
Teksti i plotë i letrës:
Shkëlqesia Juaj,
Me rastin e zgjedhjes suaj si President i Republikës së Shqipërisë, po ju shpreh urimet e mia më të mira për sukses në kryerjen e detyrave tuaja me përgjegjshmëri.
Unë shpresoj se marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi midis Republikës Serbe dhe Republikës së Shqipërisë do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.
Kjo është një çështje me rëndësi thelbësore për paqen, zhvillimin e vendeve tona, dhe të rajonit ku jetojmë.
Shkëlqesi, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë.
Tomislav Nikolic
President i Republikës së Serbisë.
(M.D/Shuplaka)