Pas rrëzimit të qeverisë kosovare me miratimin e mocionit të besimit me 78 vota pro, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar partitë politike që të mblidhen për të përcaktuar datën e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme.
Ai ka nënshkruar këtë të mërkurë dekretin për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës. Në bazë të ligjit zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen jo më heret se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga dita e shpërbërjes së Kuvendit.
Me rrëzimin e qeverisë, rrjedhimisht anulohet seanca plenare e përcaktuar për t’u mbajtur të enjten, në orën 10:00 të paradites.
(XH.A/SHUPLAKA)