Monitorimi i Institutit të Studimeve Politike mbi CV-të e kandidateve nxjerr se në lista mund të gjesh disa shoferë, radiste, punonjës gjelbërimi, teknik pulti, shtëpiake, punonjës në sallon bukurie, kandidatë të shumtë pa asnjë profesion ose përvoje pune, individë pa aktivitet partiak dhe as përvoje politike, biznesmenë që e rizgjidhen pafundësisht, kandidatë me arsim bazë jo vetëm 8 vjeçar, por edhe 7 vjeçar.
“Janë rreth 10 raste nga disa parti (PDIU, ADK, PSD, PK, Sfida, LSI e PS), por të paktën në tri raste kemi të bëjmë me vende të sigurta në listën e kandidimit dhe të zgjedhjes deputet (PS& PDIU). Lexoni deklarimet e tyre: – njëri tregon se ka punuar gjysmën e jetës shofer, tjetri se është sponsor historik i partisë (në asnjë nga deklarimet vjetore të PS në KQZ nuk figuron emri i tij si sponsor..!), tjetri është biznesmen, me shkollë të mesme, thotë se ka pasur poste në firmën e tij private dhe kërkon mandat të dytë parlamentar’,-shkruan në monitorim ISP.
“Dikush duhet t’i refuzojë, dikush duhet të mos lejojë të tallen kaq keq me ne dhe demokracinë, dikush duhet tu thotë atyre se politika nuk është as shah, as poker, as ultimatum, as pazare pushteti, por është ide, mision, alternativë, sens mase e sens përgjegjësie, akt shërbimi dhe kurajo e vizion për të ndryshuar për mirë jetët tona bashkë me jetën e shoqërisë”,- shkruan më tej ISP.
(M.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1774″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]