Ka qenë një moment i veçantë për ministren e Integrimit, intervistimi i saj nga një vogëlushe në një aktivitet të organizuar nga “EU Info Center”.
Ajo rrëfen momentin kur gazetarja e vogël, që me sa bën të ditur ministrja, quhet Eni, “i zuri pritë asaj” teksa dilte nga aktiviteti, për ta pyetur me zell të madh lidhur me hapat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mesazhin që vetë ministrja e Integrimit kishte për të rinjtë shqiptarë.
Duke ndarë me ndjekësit momentet e kësaj interviste të pazakontë për të, ajo i uron gazetares Eni suksese në rrugën e saj.
“Nuk mund t’i thoja jo gazetares me te re qe kam njohur e cila me zuri prite teksa dilja nga aktiviteti i organizuar nga EU Info Center.Kenaqesi qe u intervistova nga ty zonjush Eni dhe te uroj shume suksese ne kete rruge tenden #Shqiperine do ta integrojne te rinjte.”, shkruan ministrja.
(XH.A/SHUPLAKA)