Ditëlindja e moderatores së “Big Brother 9” Arbana Osmani, ka bërë bashkë katër prezantuesit e historikë të Top Channel, vetë Arbanën, Xhemi Shehun, Eno Popin dhe Ledion Liçon. Po po edhe Ledion Liçon!
Pavarësisht që është përfolur shumë për një zënkë mes tyre lidhur me prezantimin e reality show-t, Arbana dhe Ledioni mbeten ende miq dhe këtë e vërteton më së miri edhe kjo foto e publikuar nga Xhemi Shehu.
Katër prezantuesit janë njohur shumë vite më parë në studiot e Topit dhe janë bërë miq të mirë me njëri-tjetrin. Tanimë pasi vitet kanë kaluar, kur të gjithë përveç Enos janë bërë prindër, miqësia e tyre mbetet ende e fortë. (D.D/Shuplaka)