Në fjalën e tij nga protesta e opozitës ish-kryeministri Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të heqë dorë nga ideja e varrosjes së demokracisë.
Ai u shpreh se Ramatë rrij i qetë, e madje ta shohë protestën e opozitës nga dritarja, pasi ajo do të jetë e qetë.
‘’Ke marrë përsipër të bëhesh varrmihës i pluralizmit politik të bëj thirrje nëse të ka mbetur qoftë edhe një kuant i arsyes njerëzore, hiq dorë nga kjo sipërmarrje.
Nuk kanë lindur akoma ata që ta bëjnë këtë. Të ftoj që të rrish në atë dritare në datën 13 maj, dhe të garantoj që ne protestën e kemi paqësore, por një gjë të siguroj prapë, Edvin çadra do të të duket Everest. ne jemi të vendosur në protestën tonë paqësore.
Edhe njëherë ftoj shqiptarët kudo që janë të vinë të gjithë në Tiranë, për mbrojtjen e votës së lirë’’, u shpreh Berisha. (E.K/SHUPLAKA)