Çështja e zgjedhjeve të Qershorit, dhe shkelja e afateve tashmë janë ankimuar në Kolegjin Zgjedhor. Sot në mëngjes u hodh dhe shorti për gjyqtarët që do të marrin në dorë ankimimin e PAA-së, partisë së Dukës e cila e ka dërguar çështjen në Kolegj.
Ajo që të bie në sy nga emrat e gjyqatrëve është edhe emri i Gjin Gjonit, gjyqtar i cili është sulmuar jo pak nga mazhoranca.
Madje pjesëmarrja e tij në kolegjin Zgjedhor është parë jo pak herë me frikë në rradhët e mazhorancës, përfaqësues të së cilës e kanë quajtur Gjonin asin nën mëngë të PD-së.
Gjyqtari Gjoni ka qenë jo pak herë nën lupën e vëzhgimit nga mazhoranca për pasurinë e tij. Nga ana tjetër ai e ka quajtur sulmin e mazhorancës krejtësisht politikë.
E tani paradoksi i fatit është se Gjoni, sigurisht jo i vetëm ka në dorë fatin e datës 18 Qershor, kalin e betejës së Ramës. (E.K/SHUPLAKA)