15:39 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gratë me pushtet i dalin në mbrojte Vlahutinit: Ku*vë nuk është argument se ecën si t’i dojë qejfi

16:37 | 11/05/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gratë me pushtet i dalin në mbrojte Vlahutinit: Ku*vë nuk është argument se ecën si t’i dojë qejfi

Për shkrimin e analistit Kastriot Myftarajt ndaj amabadores së OSBE-së në Tiranë, ku analisti e titulloi shkrimin ndaj saj: “Aventura e çuditshme e një k*rve kroate në Tiranë” janë solidariar me ambasadoren së sërë grash shqiptare të cilat nuk e kanë quajtur fjalën k*rvë argument pasi për to kjo është një grua në karrierë. 

“Nuk ja kemi borxh askujt të lexojmë në gazeta shkrime të tilla, të cilat janë faqe turpi e të zeza të shtypit shqiptar. Po, Romana Vlahutin është një grua e mençur dhe hijshme! Dhe ecën si ti dojë qejfi! Mirëpo kjo shqetësoka Kastriot Myftaraj e ndonjë tjetër dhe e bën që të përdorë këto dy veti të adhurueshme si armë mediatike kundër zonjë Vlahutin. Sepse kështu ndër shekuj janë masakruar gratë, për bukurinë dhe mençurinë e tyre. shkruhet në letër. 

LETRA:

Shkrimi i fundit i serialit të dhunës verbale dhe shkrimeve misogjene të botuara në shtypin shqiptar i vuri kapakun gjuhës bastarde që përdoret kundër grave, sidomos atyre në karrierrë politike e vendimmarrëse.

Artikulli i paprecedent, me fjalë fyese e denigruese kundër Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Romana Vlahutin ka prekur të gjitha gratë shqiptare për shumë arsye: Romana është mike në vendin tonë, është zyrtare e lartë e një institucioni ndërkombëtar dhe përfaqëson ato gra që ja dalin të ngrihen në nivele të tilla drejtuese.

Për cilin burrë është shkruar ndonjëherë në shtypin shqiptar “që është kurvar”, kur flitet për karrierën e tij politike? Asnjëherë! Ç’argument është ky për të sulmuar një grua apo edhe një burrë në karrierë?

Nuk ja kemi borxh askujt të lexojmë në gazeta shkrime të tilla, të cilat janë faqe turpi e të zeza të shtypit shqiptar.

Po, Romana Vlahutin është një grua e mençur dhe hijshme! Dhe ecën si ti dojë qejfi!

Mirëpo kjo shqetësoka Kastriot Myftaraj e ndonjë tjetër dhe e bën që të përdorë këto dy veti të adhurueshme si armë mediatike kundër zonjë Vlahutin. Sepse kështu ndër shekuj janë masakruar gratë, për bukurinë dhe mençurinë e tyre.

Kthjellohu z. Myftaraj, ndoshta se ke bërë ndonjëherë, por thirri mendjes sepse është fisnike të kërkosh ndjesë publike.

E drejta për tu shprehur në shtyp lirshëm e pa ndroje është e drejtë e gjithësecilit nga ne e fituar me ardhjen e demokracisë, por nga ana tjetër dëmi dhe turpi që na krijon ne shqiptareve e shqiptarëve ky lloj artikulli është shumë më i madh e i pamerituar. Është përgjegjësi publike e mediave shqiptare të mos botojnë dhe riprodhojnë artikuj që nxisin gjuhën e urrjetjes dhe denigrimit të personit.

Zonja Vlahutin, në emër të shumë grave shqiptare ju falenderojmë për punën tuaj dhe dëshirën e mirë që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt Evropës, drejt të vetmes rrugë që duam duke zbatuar reformat e nisura.

Mirela Arqimandriti

Majlinda Bregu

Valdet Sala

Vjollca Meçaj

Vasilika Hysi

Milva Ekonomi

Olta Xhaçka

Delina Fico

Juliana Hoxha

Klotilda Ferhati

Eglantina Gjermeni

Milena Harito

Ani Ruci

Ines Leskaj

Olda Çeta

Iris Luarasi

Fabiola Egro

Jolanda Trebicka

Ela Pjero

Albana Fico

Djana Papleka Djaloshi

Manjola Hodo Duro

Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim

Qendra per Nisma Ligjore Qytetare

Refleksione

Ballkan Youth Link Albania

Shoqata për integrimin e Zonave Informale

Social Contract Institute

Rrjeti per Demokraci i Grave

Linja e Keshillimit per vajza e gra

Qendra per Zhvillim Komunitar

(J.V/Shuplaka)

 

Pas

Hahn letër të hapur për shqiptarët: Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë ishte humbje për demokracinë

Para

SHBA-të në një valë reagimesh të forta pas shkarkimit të drejtorit të FBI-së

Para
SHBA-të në një valë reagimesh të forta pas shkarkimit të drejtorit të FBI-së

SHBA-të në një valë reagimesh të forta pas shkarkimit të drejtorit të FBI-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë, reagon Rama: Përjashtimi nga detyra është vetëm masa e parë, do përballet me drejtësinë sapo të dalë nga spitali

Lufta me zjarret në Bulqizë! Operacione nga ajri dhe toka, qytetarët: Jemi gjitha natën pa gjumë mos riaktivizohen

FOTO/ Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës

U konflikuan në spitalin e Fierit, policia arreston dy të rinjtë

Uri ekstreme/ Programi Botëror i Ushqimit: Një e treta e palestinezëve në Gaza nuk kanë ngrënë prej ditësh

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Operacioni anti-drogë i SPAK, GJKKO liron një prej te arrestuarve, u ndalua gabimisht. Konfirmohen masat për 5 të tjerët

Situata e zjarreve/ Kryeministria jep të dhënat për çdo qark: 2 helikopterë hungarezë dhe 2 Canadair operuan në Vlorë

Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”

Fëmijë dhe të rritur në panik/ Goma mori flakë, pasagjerët e American Airlines evakuohen nga avioni përmes rrëshqitëses së emergjencës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.