Presidenti i ardhshëm Ilir Meta mbrëmjen e sotme do të jetë i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel në orën 21:00. Presidenti i ardhshëm do të flasë rreth krizës politike dhe zgjedhjes së tij se president.
Duhet të sjellim në vëmendje që Meta u zgjodh president vetëm dy javë më parë dhe mori nga parlamenti 87 vota pro dhe 2 kundër. Po kështu opozita nuk mori pjesë në votim.
Vendi ndodhet në një krizë politike dhe prej mëse 80 ditësh pasi opozita ka bojkotuar zgjedhjet dhe kërkon me ngulm qeveri teknike. (J.V/Shuplaka)