Ish-kryeministri Sali Berisha tregon përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” historinë e një nëne nga Berati, e cila ankohet se qeveria u ka hequr fondin shtesë për rimbursimin e fishave që duhen për monitorimin e sheqerit në gjak, për fëmijët diabetikë.
Në letrën dërguar Berishës, nëna beratase tregon se ky vendim i qeverisë i ka kushtuar rëndë asaj që ka një fëmijë diabetik dhe e cilëson tallje të paskrupullt mosmbajtjen e premtimit të bërë nga qeveria.
Ish-kryeministri e cilëson këtë si një turp nga ana e qeverisë, mbi të gjitha nga ana e kryeministrit Edi Rama, për të cilin shprehet se po ndëshkon fëmijët diabetikë.
POSTIMI I BERISHËS
Rradha e ndeshkimit nga Edvini u erdhi edhe femijeve diabetik!
Prindi dixhital denoncon:
-ndeshkimin e femijeve diabetik duke hequr rimbursimin per fishat qe duhen per monitorimin e sheqerit ne gjak.
-Nje femije me dibet ka nevoje thote prindi per 6 fisha ne dite apo
– per 300 leke te reja
Keshtu, pas zhdukjes se ilacit per femijet qe nderpresin perdorimin e droges, tani qeveria ndeshkon edhe femijet diabetike! Turp! sb
“Pershendetje zoti Berisha. Jam nje prind i nje femije diabetik nga Berati. Para disa muajsh qeveria akordoi nje fond shtese ne buxhetin e vitit 2017 per rimbursmin e fishave per matjen e glicemise ne gjak per kategorine e femijeve dhe te rinjve me diabet.
Diabeti eshte semundje shume e rende me komplikacione te shumta ne shume organe nqs nuk monitorohet vazhdimisht sheqeri gjate dites.
Duhen minimalisht 6 fisha ne dite me kosto 300 leke te reja. Duke menduar qe kjo semunndje ka prekur pjesen me te varfer te shoqerise shqiptare, te papune , familje pa perkrahje etj.
Ky vendim i qeverise ishte burim jete per gjithe keto familje. Por para 2 javesh mesojme se ky fond eshte anulluar nga qeveria. Nuk gjej dot fjalet me te renda per te shprehur indinjaten , zemerimin , shperthimin qe ndjeme nga kjo tallje e paskrupullt e qeverise me ndjenjat me humane te prinderve qe shpesh lene buken vete pa ngrene per te blere fishat e matjes. Me mire mos ta kishin bere kete premtim.
Nga ana ekonomike kosto fillestare e rimbursimit te fishave , sipas shume studimeve , eshte teper e ulet ne krahasim me kostot spitalore qe do te kete shteti per trajtimin e gjithe komlikacioneve te syte,veshkat,sistemi nervor, kardiovaskular, prerje gishtash etj.etj. qe vijne si pasoje e mosmatjes se rregullt te glicemise. Shteti i rilindjes nuk tregohet kaq doreshtrenguar kur zhduk leke ne “vrimat e zeza” te check-up -it , sterilizimit, laboratoreve etj. Ju lutemi na ndihmoni duke e ngritur kete problem aty ku mundeni. Ju falenderojme me gjithe zemer. Shendet ne familjen tuaj.” (D.D/Shuplaka)