Zbardhet biseda e plotë e videoskandalit për ndeshjen mes Kukësit dhe Partizanit. Video ku menaxheri Drini Çaushi rezulton se i ka ofruar para futbollistit të Partizanit Emiljano Vilës për të toleruar lojën.
Biseda është publikuar nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, ku akuzat vërtetohen. Nga videoja doli qartë se menaxheri ka telefonuar mesfushorin Emiliano Vila, duke i ofruar para në këmbim të tolerimit në fushën e lojës, pikërisht për ndeshjen e rëndësishme për titullin kampion.
Në momentin kur i ofron para, i përmend edhe emrat e drejtuesve të ekipit të Kukësit, menaxherit të përgjithshëm Naim Halili dhe presidentit Safet Gjici.
BISEDA E PLOTË
Futbollisti-Lali ça bone?
Drini-Mirë rrusho, si ja çove ti?
Futbollisti-Hiç mirë, ça bone ti?
Drini-Hë mo zemra. Ku je ti, në shpi je?
Futbollisti-Jo, në dhomë jam.
Drini-Po pse ça, ju kanë mbajt në grumbullim e?
Futbollisti-Po në grumbullim jemi ne. Ça bone?
Drini-Ëëë nuk ke ik në shtëpi fare?
Futbollisti-Po dje isha në shpi. Tashti erdha.
Drini-Thash se ishte, po mir mo, ti qenke aty s’flet dot se je me njerëz a më kupto.
Futbollisti-Ë, jo mo tani vetëm jam.
Drini-Je vetëm?
Futbollisti-Vetëm në dhomë jam.
Drini-A në rregull, vetëm, dëgjo lalin tat. Me dy llafe që mos të zgjatemi shumë.
Futbollisti-Po.
Drini– Ashtu, përderisa po të folsha për punën e derbit besoj e kuprove çik paak a shumë. Muhabetin. Tashti krahu tjetër, prandaj të thash futu se këtu s’na dëgjon asnjeri..
Futbollisti-E marr vesh.
Drini-Krahu tjetër më ka thon, Në qoftëse, atë ditë që u ulëm unë, ti dhe ….
Futbollisti-Po.
Drini-Ishte ai menaxheri i Kuksit. Naimi. Ashtu. Ai tani i ka thënë atij të madhit, Drini i njef ato, Drini flet, muhabet me ato. Ai më çoi mua mesazh, edhe më çoi këtu te “IMO” , më mori vet i madhi pastaj.
Futbollisti-Po.
Drini-Edhe më tha. Fol tha, boni, sa duan, a kupton, të na tolerojnë. Të na tolerojnë, jo të bëjnë gjëra që të duken, a më kupton, të na tolerojnë. Tani, shif vet, më thuj, edhe të veprojmë. Ti, këtë që do të them tani, nuk ta them për kundra peshë.
Futbollisti-E marr vesh.
Drini-Po thonë që 90% ti je i ik aty, (Partizani) .A kupton vëllain? 90%. Ashtu. Ti do vish këtu, te Korfuzi, po ta thotë vëllai jot,se unë të du me shpirt Nuk du me mor lek. 2 lek me ty. Po ta përsëris edhe njëherë, shif ça çuni është Drini. Nuk po ta them për kundrapeshë, që ooo po të premtoj ty këtu ee, ti bo këtë.
Ashtu, ti si anej, si knej ti do marrësh. Më thuj, ça ti them, menoje njëherë, menoje po të duash e ma ço me mesazh. Drino thuj, kshu, këtu këtu. Thuj kaq, bën kaq. Më tha, aman tha ma boj këtë. Ai është çmend tani, ai do me dal patjetër kampion. A më kupton?
Futbollisti-E marr vesh, e marr vesh.
Drini-Ashtu. Më tha, thuji atij mikut tat, nëqoftë se ka ndonjë njeri tjetër. A më kupton. Të hapin gojën, ça është me i dhonë, t’ja japim. Safeti tha. Kjo është muhabeti zemra.
Futbollisti-Mirë do..
Drini-Dëgjo tashti, mos më jep përgjigje menjëherë, Sa më shpejt aq më mirë, menoje njëherë, edhe më thuj.
Futbollisti-Mirë Drino mir në rregull.
Drini-Jam tamam apo s’jam tamam.
Futbollisti-Ok, hajd do të marr unë pastaj prapë, do të marr unë kur të jem vetëm prap.
Drini-Ashtu të marrsha të ligat.
Futbollisti-Mirë lali.
Drini-Mirë, shif situatën vet, ai nuk tha jo të bëjnë gjëra që duken, ashtu tolerim, a kupton vëllain.
Futbollisti-Mir o Drin do të bëj tel.
Drini-Se unë të du me shpirt ty, a kupton ore?
Futbollisti-Po s’bëhet llaf o burrë.
Drini-Ashtu, as nuk dua, po ta them dhe këtë Drini, o lal unë s’dua as të keqen tate, asnjigjo.
Futbollisti-Normale, normale.
Drini-Shif e boj vet. Të erdhi topi, mere shty anej, ku di me shty anej, e di vet mënyrën ti. A kupton, tolerimin. S’po thot tjetri ik shko e ik më bëj penallti, tolerim o vëlla. A kupton.
Futbollisti-E marr vesh. Mir mo gjithsesi do të bëj, do flasim pastaj prap ne. Do të bëj prap telefon lali.
Drini-Ti e di, mir zemra?
Futbollisti-Mir zemra, mir. Në rregull.
Drini-Vetëm mos mu vono se edhe ai po më pret mu.
Futbollisti-Jo, jo do të marr prap pastaj në telefon.
Drini-Hajde ciao.
Futbollisti-Mir lali ciao. (D.D/Shuplaka)