23:59 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Meta kujton porosinë e 1992-it të Spiro Dedes: Kemi qenë një natë te kafe Europa dhe i thosha dua të iki

23:08 | 11/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta për situatën politike: Kam një ndjesi dhe ato mua nuk më gabojnë

Presidenti i ardhshëm i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Top story” të gazetarit Sokol Balla, ka rrëfyer një histori të vitit 1992, një bisedë që ka bërë me Spiro Deden.

Meta tregon se ai e ka bindur që të qëndrojë në Shqipëri, në një kohë kur ai vetëm donte të ikte. Porosia që i ka dhënë Dede, Meta thotë që i kujtohet herëpashere.

“Në korrik të 92, ps fitoi zgjedhjet lokale. Unë nuk kam dashur të bëhem deputet në ’92. Nuk kisha bërë ndonjë gjë të rëndësishme, kisha nxjerrë dy drejtues policie të pafajshëm, që rrinin asokohe me doktorin.

Isha në këto dilemat atëhere, doja të ikja jashtë por isha këtu. Unë u nderova në FRESSH. Me Spiro Deden, kemi qenë një natë para kafe Europës. I thosha që dua të iki dhe më thotë zoti Spiro; të të bëj një pyetje, do të bësh politikan apo pedagog?

I thashë unë që të bëj shkollën të bëhem njëherë pedagog, edhe në politikë, por pedagog e kam prioritet.

Në rregull, më thotë, por nëse ikën jashtë do të humbasësh gjërat që do të mësosh këtu në politikë. Gjithmonë në gjithë këtë histori më rikujtohet vazhdimisht kjo porosi e Spiro Dedes dhe mendoj që ka qenë një porosi e drejtë.

Ka qenë një politikë shumë e vështirë, mizore, e pabesë dhe nëse jam këtu ku jam mendoj se kjo është rezultat i asaj që unë jam përpjekur të kem gjithmonë qëllime të mira pavarësisht nga gabimet që kam bërë. Nuk mund të thotë asnjë në Shqipëri që unë i kam gënjyer dhe gjithmonë kam qenë mirënjohës dhe kam parë përpara.

Po nuk pe përpara në politikë mbetesh peng i së kaluarës, i inatave, hakmarrjeve dhe sherreve. Mua më vjen keq që ka politikanë që kanë shumë përgjegjësi dhe nuk arrijnë të ngrihen në nivelin e atyre përgjegjësive dhe shkëputen nga njerëzit. Të qenurit me këmbë në tokë për mua ka qenë një sukses në politikë.”, shprehet Meta. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: ilir metaspiro dede
Pas

“LSI është e gatshme për zgjedhje që nesër”, Luan Rama komenton kërkesën në Kolegjin Zgjedhor të opozitës

Para

Kreshnik Spahiu tregon trukun që sipas tij Rama po përdor për shtyrjen e zgjedhjeve të 18 qershorit

Para
Kreshnik Spahiu tregon trukun që sipas tij Rama po përdor për shtyrjen e zgjedhjeve të 18 qershorit

Kreshnik Spahiu tregon trukun që sipas tij Rama po përdor për shtyrjen e zgjedhjeve të 18 qershorit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.