06:00 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Lefter Koka: Kur brenda një koalicioni ka kritika, nuk ka pse të konsiderohet luftë

23:20 | 11/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lefter Koka: Kur brenda një koalicioni ka kritika, nuk ka pse të konsiderohet luftë

Ministri  i Mjedisit Lefter Koka, i cili është zgjedhur kandidat për deputet i LSI në Durrës, në një takim me banorët e lagjes 4 të qytetit, ka folur për kontraditat në koalicionin me PS-në.

Edhe pse vetë ka qenë një ndër eksponentët e LSI-së që ka folur haptaz për çështjen e kanabizimit të vendit, Koka deklaroi se kritikat mes koalicionit nuk kanë pse të konsiderohen luftë.

“Brenda një koalicioni mund të ketë kritika dhe oponencë konstruktive, nuk ka pse të konsiderohet luftë, dhe ndarje përfundimtare. Unë kam qenë kritik në disa raste, qoftë dhe nga mënyra se si është administruar Bashkia, jo se kam gjë personale me dikë, por unë besoj që çdo njëri nga ju nëse do të pyetet mendo që diçka më mirë mund edhe të bëhet. Dhe në fund fare dhe nëse ne mundemi të dialogojmë me njëri tjetrin jo vetëm si sot për të ardhur për të kërkuar vetëm një votë për në parlament apo për në Bashki”, ishin fjalët e Kokës.

Kandidati për deputet, u kërkoi banorëve të Durrësit votën duke u ofruar një alternativë për zgjidhje si edhe prezantoi një pjesë të ekipit prej 14 kandidatësh në Qarkun Durrës, të forcës politike LSI , Eneo Hasa, Arbi Shtylla, Edlira Hyseni dhe Skerdi Bello.

“Sot jemi në një situatë politike jo normale, dhe unë jam i bindur që dhe ju keni të njëjtën ndjesi. Sigurisht është diçka jo e zakontë, megjithatë zgjedhjet do të zhvillohen dhe LSI do të marrë pjesë në këto zgjedhje e vetme, jo në alenace me PS apo forca të tjera politik. 

Por,  unë jam i bindur që sot LSI është një forcë politike, që mund të garojë e vetme, mund të ketë një rezultat me të vërtetë bindës, për të qenë nesër një aleate e denjë e të majtës socialiste.

Nuk do të ishte normale të mos ishte arritur liberalizimi i vizave, nuk do të ishte normale që vendi të bëhej vend kandidat për në BE. Pra, nëse këto situate i kishim 4 vite më parë, këtë që kemi sot, mendoj që gjërat do ishin shumë më mbrapshta”, tha Koka. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Lefter KokaLSI
Pas

Kreshnik Spahiu tregon trukun që sipas tij Rama po përdor për shtyrjen e zgjedhjeve të 18 qershorit

Para

Çfarë do bëjë Nishani pas 24 korrikut? Presidenti i Republikës zbulon planet (VIDEO)

Para
Çfarë do bëjë Nishani pas 24 korrikut? Presidenti i Republikës zbulon planet (VIDEO)

Çfarë do bëjë Nishani pas 24 korrikut? Presidenti i Republikës zbulon planet (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.