Me siguri është një ndër surprizat më të veçanta, aq me tepër edhe për një sportdashës si Julian Deda. Aktori Deda ka publikuar në rrjetet sociale një video ku mesfushori i Romës, belgu Radja Nainggolan, ka bërë një përshëndetje speciale për të nga kryeqyteti italian.
“Ciao Julian Deda, të përqafoj. Ciao bukurosh!”, i thotë mesfushori në video, të cilën me siguri e ka realizuar ndonjë mik i afërt i Julit.
Mirëpo, siç e do zakoni, si tifoz i Romës që është edhe Juli e ka një përgjigje për të. “Ai momenti kur Radja Nainggolan ta shpreh dashurinë hapur fare, pa iu dridhur qerpiku”,shkruan Deda. Një surpriza e që mesa duket e ka lënë me gojëhapur aktorin. Futbollisti i famshëm shfaqet në këtë video brenda një makine dhe përshëndet aktorin shqiptar. (J.V/Shuplaka)