Presidenti i ardhshëm i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Top Story” ka treguar ndër të tjera se cila është ëndrra e tij.
“Ëndrra ime është që këta të rinj e të reja, të cilët kanë një frymë tjetër, kanë një edukatë tjetër, kanë një përgjegjshmëri tjetër dhe kanë një dashuri për vendin, të drejtojnë Shqipërinë”, u shpreh Meta.
Sipas Metës të rinjtë janë e ardhmja e vendit dhe LSI-ja u kushton një rëndësi shumë të madhe. Duhet të theksojmë që edhe në listat e kanidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit Meta ka bërë pjesë të këtyre listave edhe shumë të rinj.
Më tej Meta foli edhe për krizën politike në vend. “Nëse do të jetë e nevojshme, si president i ardhshëm unë jap dorëheqjen. Ne duhet të shpëtojmë zgjedhjet, stabilitetin e vendit, imazhin e vendit. Për dekriminalizimin i kam dhënë të drejtë PD-së, e kemi mbështetur, të gjithë e kanë merak procesin e Reformës në Drejtësi pse të mos zbatohet, por ai bojkoti e spostuan në kohë, me një politizim të panevojshëm.
Për kanabizin mund të them se opozita ka qenë pak e vonuar, pasi ka qenë LSI mbi të gjitha Manjani që e kanë denoncuar, por opozita e ktheu në një kauzë reale. Si nëj lloj justifikimi që kanabisi u përdor për të reformuar rezultatin. Për çështjen e heqjes së kryeministrit, cili do të jetë kryeministri? Së dyti për çështjet e zgjedhjeve, për mua nuk është tabu të shtyhen një javë, 2 javë apo 3 javë, por asnjëherë nuk i kam lejuar opozitës, as direkt as indirekt se mund të ndodhin zgjedhje përtej korrikut sepse në shtator mbaron mandate. Pas 9 shtatorit normalisht mandati mund të zgjatet larg qoftë nëse jemi në gjendje lufte, pavarësisht se ka shqetësime për drogën, zgjedhjet, keqpërdorimin e administratës, parave të pista në fushatë, por nuk jemi në gjedhje të themi do bëhen zgjedhje në shtator tetor apo kur të bëhet i mundur votimi elektronik. Ne çdo gjë i vumë në dispozicion të opozitës, edhe ministrant tanë.”, tha Meta. (J.V/Shuplaka)