Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit mban në shtëpi plot 37 mijë euro. Nuk ka preferuar t’i vendosë në llogari bankare gjatë vitit 2016, por ndjehet i sigurt, se këto para mund t’i ruajë në ambjentet e shtëpisë së tij.
Sipas deklarimit të publikuar nga ”Open Data”: ”Gjendje Cash 37 000 euro e krijuar nga efekte të kontratave noteriale të vitit përkatësisht kontrata për zgjidhje marrëveshje pronotim apartamenti dhe kontrata shitblerje makine.”
”Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit vetëdeklaron se në datën 31 dhjetor 2016 ka Cash (në kasafortë, jastëk apo kudo tjetër) vlerën prej 37 000 euro. Shembull jo i mirë për qytetarët që duhet t’ja lehtësojnë punën policisë duke mos “provokuar dhe ndjell” hajdutët me para nën jastëk e në banese.
Një pyetje tjetër është: A ka shkelur kreu i policisë së shtetit Ligjin. Neni 4/1 i Ligjit që rregullon çështje të deklarimit dhe kontrollit të Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë. Ky ligj parashikon se: “Subjektet që plotësojnë deklarimin për herë të parë, sipas nenit 5/1, të tij, nuk mund të mbajnë dhe të deklarojnë gjendje në cash, jashtë sistemit bankar, mbi shumën 1,5 (një presje pesë) milionë lekë. Për subjektet që deklarojnë sipas nenit 5/1, të këtij ligji, depozitimi në institucionet bankare i gjendjeve CASh mbi vlerën e parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni, është i detyrueshëm përpara dorëzimit të deklaratës së interesave private në ILDKPKI”
Nëse ky rregull vlen për datën fillestare të deklarimit a është detyrim ligjor për t’u respektuar gjatë gjithë periudhës nën detyrim ligjor për deklarim???”, pyet me të drejtë ”Open Data”. (V.G/SHUPLAKA)
MË SHUMË DETAJE KLIKO: http://www.spending.data.al/sq/moneypower/view/id/434