Ndeshja e djeshme mes Partizanit dhe Laçit ka përfunduar me rezultatin 0-0. Ky rezultat e largon Partizanin nga beteja për titullin kampion, edhe pse ende asgjë nuk ka mbarur pasi janë dhe tre ndeshje të tjera.
Pas ndeshjes ishin të shumtë ata që reaguan për këtë hap fals të Partizanit, mes tyre dhe gazetari, Bledian Koka. Përmes rrjetit social, facebook, ai shpëndau një batutë, ku tallej me ekipin e kuq.
Djali: O ba ça do me thene te fitosh kampionatin ne Shqiperi?!…
Babai: Se di bir, se ne jemi me Partizanin… p.s…Vendi i 3-te, ose siç njihet ndryshe i dyti i humbësave. Partizani është ende në lojë në garën për titull edhe pse ndodhet në vëndin e tretë, 2 pikë larg nga Kukësi dhe 1 pikë larg nga Skëndërbeu, me Korçarët do përballet në mënyrë direkte. (B.H/SHUPLAKA)
Discussion about this post