23:08 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Vdekja e aktivistit, Vetëvendosje: Qeveria tenton të bllokojë hetimet

14:39 | 12/05/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e aktivistit, Vetëvendosje: Qeveria tenton të bllokojë hetimet

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për shtyp në lidhje me vdekjen e aktivistit të saj në burgun e Prizrenit, Astrit Deharit. Në deklaratën e saj thuhet se po pengohet hetimi i pavarur ndërkombëtar për rastin e Deharit nga institucionet e Qeverisë.

Në konferencën për median, anëtari i Kryesisë, Sami Kurteshi, u shpreh se Vetëvendosjen nuk e ndal asgjë nga zbardhja e këtij rasti.

“Me datën 20 dhjetor të vitit 2016, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë e cila hapte mundësinë për një investigim të pavarur ndërkombëtar për shkaqet e vdekjes së Astritit. Kjo pra u votua në Kuvend, dhe ajo që tani kemi marrë si lajm është se Zyra e Kryeministrisë, pra Qeveria e Kosovës, refuzon kërkesën e familjes për investigimin e këtij rasti nga një institucion zviceran me renome botërore, me një të kaluar të sukseshme të rasteve të zgjidhura të hetimeve të ndryshme”, bëri me dije Çaushi.

Ai kritikoi deklarimet e fundit të Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, e cila në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit Dehari, tha se nuk do të merret me të kaluarën. Por, shtoi po ashtu se askush s’do të mund të fshihet në të kaluarën për krimin e bërë në Burgun e Prizrenit.

Kurse, Sami Kurteshi sqaroi gjitha veprimet në lidhje me kërkesën për hetim ndërkombëtar. Ai tha se me 2 mars të këtij viti është bërë kërkesë nga avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, e cila nuk mori përgjigje për më shumë se një muaj. Më tej, ai tregoi se mw 18 prill ka pasur një urgjencë nga avokati drejtuar Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, e cila më pas mbart përgjegjësinë tek Zyra e Kryeministrit.

“Me 3 maj 2017, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, pranon një letër nga Drejtori i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit dhe e njofton për përgjigjen që Ministria e Drejtësisë ka marrë për kërkesën me 14 prill. Me ketë përgjigje refuzohet nga Zyra e Kryeministrit hetimi ndërkombëtar i rastit të Astrit Deharit”, sqaroi Kurteshi, duke përmendur se si kjo zyrë nuk i kthen drejtpërdrejt përgjigje avokatit Gashi, duke mos i dhwnw asnjë arsyetim.

Ai po ashtu foli edhe për kredibilitetin dhe profesionalizmin e lartë të institutit, duke theksuar se ky institut është marrë edhe me rastin e vrasjes së kryeministrit libanez dhe raste të tjera të njohura. Në fudn, u potencua se gjitha këto veprime flasin për tentimin e pushtetit për ta fshehur të vërtetën në lidhje me rastin, por pavarësisht gjithë kësaj, u tha edhe një herë se Lëvizja VETËVENDOSJE nuk do të heqë dorë asnjëherë nga zbardhja e të vërtetës për vdekjen e dyshimtë të Astritit.

(B.H/SHUPLAKA)

Etiketa: aktivistkosoveLevizja Vetevendosje
Pas

Plazh gjatë Majit? Ç’thonë meteorologët për këtë muaj

Para

Denoncimi te Berisha: Shefi i Komisariatit në Urën Vajgurore ka aksidentuar një person, lajmi mbahet i fshehtë

Para
Denoncimi te Berisha: Shefi i Komisariatit në Urën Vajgurore ka aksidentuar një person, lajmi mbahet i fshehtë

Denoncimi te Berisha: Shefi i Komisariatit në Urën Vajgurore ka aksidentuar një person, lajmi mbahet i fshehtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.