Nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare, Ambasada italiane paralajmëron të gjithë qytetarët e saj që të tregohen sa më të kujdesshëm ditën e nesërme gjatë protestës së opozitës.
Këshillohet që të shmangen lëvizjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shkak të protestës së opozitës, e njoftuar për tu mbajtur në atë hapsirë.
Një ditë më parë ishte Ambasada amerikane paralajmëroi shtetasit e saj që të kenë kujdes, më 13 maj.
Njoftimi i plotë i Ambasadës italiane:
Ditën e shtunë, 13 Maj do të mbahet në Tiranë një protestë e opozitës që nis rreth orës 12:00 në bulevard, në selinë e Kryeministrisë. Rekomandojmë të shmangni zonën ku do të zhvillohet protesta dhe grumbullimet e tjera përgjatë gjithë bulevardit. Sa për ata që do ta marrin pjesë në paradën “Gay(P)ride Parade”, që organizohet në një vend aty pranë në të njëjtën ditë, këshillohen që të shmangin kontaktin çdo me mitingun e opozitës. Gjithashtu këshillohen qytetaret që të shmangin qëndrimin përreth çadrës së ngritur nga opozita në bulevard.
(M.D/Shuplaka)