Pasditen e sotme ka ndodhur një ngjarje mjaft e rëndë në fshatin Tërbaç të Himarës, pasi një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u mbytur me litar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:50, ku personi me iniciale E.B, është vetëvarur me litar afër një përroi.
Sipas policisë, dyshohet se personi ka patur probleme psikologjike kohët e fundit. Të paktën kështu janë rrëfyer familjarët e të ndjerit, të cilët janë tmerruar kur kanë parë skenën e frikshme.
Ndërkohë bardhë e blutë ende po punojnë për zbardhjen e detajeve të plota të ngjarjes. Lajmi në përditësim… (D.D/Shuplaka)