Ushtrimet fizike mund të reduktojnë efektet e moshës në nivelin qelizor të njeriut dhe ta pakësojnë plaken me 9 vjet, thuhet në një studim.
Studimi, i botuar në gazetën “Preventive Medicine” – Mjekësia Parandaluese, zbuloi se njerëzit me aktivitet të lartë fizik, kanë qeliza më të reja, bazuar tek matja e gjatësisë së telomereve të tyre, shkruan VOA.
Telomeret janë pjesa fundore proteinike e kromozomeve njerëzore, të cilat shkurtohen me kalimin e moshës, ngaqë sa herë që një qelizë riprodhohet, ajo shkurtohet. Ushtrimet fizike e mënjanojnë këtë proces.
Të rriturit që kryejnë shumë ushtrime fizike i kanë telomeret 9 vjet më të reja se sa njerëzit që nuk kryejnë ushtrime dhe 7 vjet më të reja se të personave që kryejnë ushtrime fizike në mënyrë të moderuar.
Për t’u konsideruar si individë shumë aktivë, gratë duhet të vrapojnë të paktën nga 30 minuta 5 herë në javë dhe burrat të vrapojnë nga 40 minuta 5 herë në javë.
Studimi arriti në këtë përfundim pasi u analizuan të dhënat e 5,823 të rriturve, të cilët u përfshinë në studimin e Qendrave Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, të Shëndetin Kombëtar dhe Studimit të Ushqyerjes, të cilat matën gjatësinë e telomereve të personave të përfshirë në studim. Shkencëtarët morën në konsideratë në këtë studim edhe nivelet e aktivitetit fizik të pjesëmarrësve.
Telomeret më të shkurtëra u vunë re tek njerëzit që kishin një jetë sedentare; diferenca mes telomereve të tyre dhe të atyre që kryejnë ushtrime fizike me intensitet të ulët nuk ishte shumë e ndryshme.
(M.D/Shuplaka)