11:57 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Protesta e opozitës dhe “Gay Parada” në të njëjtën ditë, rastësi apo e qëllimtë? Aktivistët e LGBT-së zbulojnë detajet

22:42 | 12/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta e opozitës dhe “Gay Parada” në të njëjtën ditë, rastësi apo e qëllimtë? Aktivistët e LGBT-së zbulojnë detajet

Protesta e opozitës dhe parada e kominitetit të LGBT-s janë të dyja në një ditë. Por a është e gjitha e stisur qëllimisht në këtë mënyrë, apo bëhet fjalë thjesht për një rastësi, këtë e tregojnë dy aktivistët Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj në studion e emisionit “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit.

“Data jonë ishte vendosur më përpara dhe nuk ka asnjë shkak kompromentimi me protestën e opozitës”, tregon Xheni.

Nga ana tjetër, Kristi tregon se kur kanë marrë vesh për përplasjen mes dy aktiviteteve, kanë komunikuar me eksponentë të PS-së.

“Data 13 është thjesht rastësi dhe për shkak të kësaj u ulëm me eksponentë të PD-së për të gjetur një kompromis, ndërsa me Lulzim Bashën ka komunikuar Xheni. Atë e kemi përfaqësuese të opozitës tek LGBT.”, tregon Kristi Pinderi.

Ndër të tjera, dy aktivistët kanë bërë me dije edhe detajet e aktivitetit të tyre gjatë ditës së nesërme.

“Ne jemi me biçikleta, në një segment krejt ndrysha nga çadra, në fillim diskutohej që do kalonim nga çadra, por kur morëm vesh përplasjen diskutuam dhe vendosëm të mos kalonim andej.

Nuk është paradë si në vendet perëndimore, është një akt proteste, politik, ku ne kërkojmë të drejta të barabarta për komunitetit LGBT për shkak të bullizmit. Ka patur mjaft raste të personave të këtij komuniteti që u është mohuar edhe ndihma mjekësore. Mesazhi jonë për politikën është: Koha e premtimeve skadoi!”, shprehet Xheni.

Kristi dhe Xheni, tregojnë se gjatë këtyre ditëve, aktiviteteve të komunitetit të LGBT-së do t’i bashkohen edhe tre shefa policie nga Londra, dy janë gay dhe njëri tranzseksual.

Gjatë diskutimit, kur Çani e pyeti për debatin e tij me aktorin Julian Deda, Kristi Pinderi u përgjigj se është pikërisht ai që e bën të kuptojë dallimin mes “seriozitetit dhe budallallëkut”.

“Gay parada” fillon në 10:00 në bulevard dhe futet në Bllok për të vijuar rrugën nga liqeni, ndërsa protesta e opozitës do të nisë rreth orës 12:00. Për këtë arsye nuk ka asgjë për t’u shqetësuar lidhur me dy aktivitetet. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: kristi pinderixheni karaj
Pas

Basha me vajzat dhe gruan në protestë, por çfarë do të ndodhë sot me daljen e opozitës në shesh?

Para

Bregu për rastin e mësuesit pedofil: Nuk qeverisim dot veten e jo më të pambrojturit

Para
Bregu për rastin e mësuesit pedofil: Nuk qeverisim dot veten e jo më të pambrojturit

Bregu për rastin e mësuesit pedofil: Nuk qeverisim dot veten e jo më të pambrojturit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, del para gjykatës Ilirjan Selmani

Drafti për Kodin e ri Penal/ Dumani: Ka nevojë për ndryshime

Njëzet e pesë persona përfundojnë në spital pas turbulencave të forta në një fluturim të Delta Air Lines

Krujë/ I dënuar me 5 vjet burg dhe i shpallur në kërkim, policia arreston 43-vjeçarin (EMRI)

Krimet zgjedhore/ Dumani: Strategjia ka pasur efekt parandalues, 193 kallëzime

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës,prezantohen nënkryetarët e rinj

Motomjeti përplaset me trailerin në autostradën Fier-Vlorë, dy të plagosur

Parkoi makinën duke bllokuar zjarrfikësen, procedohet 22-vjeçari në Himarë

Fluturimi nga SHBA për në Holandë devijohet pas turbulencave të forta, 25 të lënduar

Kanadaja do njohë shtetin palestinez në shtator, Trump: Do jetë e vështirë të arrijmë një marrëveshje tregtare pas këtij vendimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.