Nesër pritet të mbahet një nga protestat më të mëdha të opozitës të organizuara deri më tani nga opozita, e cila që prej 18 shkurtit kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Gazetari i njohur Basir Çollaku, shkruan se çadra do të mbyllet vetëm kur kryeministri Edi Rama të largohet nga posti i tij.
Ai përmend gjithahtu edhe artikullin e sotëm të “Financial Times”, ku analisti David Clark shkruante për situatën në Ballkan dhe zgjedhjet politike që zhvillohen në disa shtete të rajonit duke u ndalur edhe tek situata në Shqipëri.
Clark shkruante se qeveria shqiptare ka dështuar deri diku të përmbushë të gjitha premtimet elektorale, por ai shton gjithashtu se nëse zgjedhjet nuk mbahen në mënyrë paqësore atëherë vendi do të zhytet në dhunë.
Por mbi të gjitha Clark ndalej mbi çështjen e kanabizimit të Shqipërisë. “Pastaj ekziston roli i Shqipërisë si një narko-shtet në rritje. Vendi ka vepruar gjatë si porta kryesore për heroinën dhe kokainën që hyn në Evropë.
Kohët e fundit, ajo është bërë prodhuesi më i madh në kontinent përsa i përket kanabisit, me zona gjithnjë e më të mëdha të fshatrave që merren me kultivimin e saj.”, thuhet në artikull.
Sipas gazetarit Çollaku, Be duhet të hapë sytë pas lezimit të këtij artikulli.
“Mbase kane lexuar Finnacial times sot per narkoshtetin shqiptar dhe BE qe duhet te hape syte ne keto qokat e veta kunder opozites. Po kur te dale dhe Merkel te mbroje opoziten beni gati nje dore teshtima…”, shkruan Çollaku.
REAGIMI I ÇOLLAKUT
Çadra mbyllet kur Rama te zbraze zyren dhe te behet ish-km..
Protesta shendosh demokracine. Jane gati te trazojne edhe Zotin te trembin njerezit per te marre pjese ne proteste. Angazhojne te huajt qe kane ne bordero pagesash, te djathte “mendimtare” te rehatuar neper breket e qeverise, dhe pastaj ikin jashte sepse nuk rrine dot ne perballje.
Çadra mbyllet kur te zbraze Rama zyren.. Mbase kane lexuar Finnacial times sot per narkoshtetin shqiptar dhe BE qe duhet te hape syte ne keto qokat e veta kunder opozites. Po kur te dale dhe Merkel te mbroje opoziten beni gati nje dore teshtima…
Proteste paqesore kane deshire dhe do jene edhe te majtet se nuk jetojne te majtet ne parajse e te djathtet ne ferr. Se bashku gjenden nen kete katrahure te sajuar ng rilindja.. (D.D/Shuplaka)