Kryetari i Departamentit të Artit dhe Kulturës në Partinë Demokratike, Arben Skënderi, ka reaguar ndaj thirrjes publike që Ambasada Franceze në Tiranë u bëri sot shtetasve të vet, që të tregohen të kujdesshëm ndaj protestës së opozitës nesër dhe t’i shmangen asaj.
Sipas skënderit, është e panevojshme dhe e pajustifikueshme që të qarkullohen të tilla mesazhe paniku, për shkak se edhe opozita ka paralajmëruar se bëhet fjalë për një protestë paqësore.
“Reagim publik ndaj “alarmit” artificial dhe të pa vend të Ambassades Franceze ne Tirane…!
Eshte mbi te gjitha e panevojshme, te qarkullohen mesazhe paniku te pajustifikuara. Opozita shqiptare, ka deklaruar me teper se nje here, se protesta e neserme, do te jete absolutisht e qete dhe e civilizuar. Une jam edhe francez gjithashtu, dhe do te jem neser, se bashku me familjen time…!
Pres nga amasada e nje vendi si Franca, qe te reagoje mbi te gjitha per kanabizimin e vendit, sesa te beje thirrje zyrtare qe nxisin njerezit per te mos ushtruar te drejten e tyre per te protestuar…!”, shkruan Skënderi.
Ambasada e Francës në Tiranë përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, u bëri sot thirrje qytetarëve francezë që të jenë vigjilentë në zhvendosjet e tyre brenda kryeqytetit gjatë ditës së shtunë, pasi ekziston rreziku real për ngjarje të dhunshme. (D.D/Shuplaka)