Anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, u rrah keqazi në vendin e saj, pak pas kthimit nga Tirana, ku ajo kishte qenë në kuadër të ftesës së Turjan Hyskës për t’u bërë pjesë e emisionit të tij “Oktapod”.
Rrahja e befasishme e saj, e cila vjen pak ditë pas anëtarësimit në PDK dhe kërcënimeve të vazhdueshme që ajo ka marrë, ka shkaktuar reagime të shumta, mes tyre edhe reagimin e vetë moderatorit Hyska.
Ai shpreh bindjen se ata që e rrahën e bënë më të fortë Xharrën, i dhanë një motiv më të madh, i forcuan bindjen se e ardhmja e shqiptarëve është perëndimi dhe jo lindja, si dhe i treguan se ka shumë meshkuj që kurrë s’do jenë nder shqiptarë.
Por Turjan Hyska zbulon edhe ç’i tha anëtares së PDK-së, ish-kryeredaktores, se çfarë i kërkoi të bënte: “Dje i kërkova që mos të hiqte dorë nga qëllimet e saj. Dhe sot jam akoma më i bindur që kjo zonjë do shkëlqejë në kënetën e burrave të lodhur të politikës panshqiptare.”, shprehet moderatori.
Reagimi i Turjan Hyskës:
Arbana Xharren, ata zhulsa qe e sulmuan, jam i bindur qe e ben me te forte!
Arbana Xharres i dhane nje motiv akoma me te madh per te vazhduar dhe fituar luften kunder injorances, ekstremizmit apo shovinizmit qe po tenton te kaploje Kosoven!
Arbana Xharres besoj ia forcuan bindjen qe e ardhmja e shqiptareve eshte Perendimi dhe jo Lindja!
Arbana Xharres i treguan dhe njehere se akoma ka shume meshkuj, qe meshkuj kurre s’do jene nder shqiptarë!
P.s Dje i kerkova qe mos te hiqte dore nga qellimet e saj. Dhe sot jam akoma me i bindur qe kjo zonje do shkelqeje ne keneten e burrave te lodhur te politikes panshqiptare. Madje ska nevoje fare per #jesuisArbana sepse mesa duket e paska fituar luften e saj! You rock!
(XH.A/SHUPLAKA)