Që prej mëngjesit të sotëm polica është mobiluar për të marrë masat për protestën e opozitës. Për protestën e sotme të Partisë Demokratike e cila pritet të fillojë në orën 12:00 Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për të siguruar mbarëvajtjen e saj. Ashtu siç shihet edhe në këto foto afër çadrës ku pritet të mbahet edhe fjalimi i çadrës ndodhen shumë autoblinda dhe makina policie të cilët janë vendour në rresht njëra pas tjetrës anës trotuarit të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas planit të policisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë protestës do të angazhohen rreth 1500 efektivë nga komisariatet e Tiranës, njësia Shqiponja, Forcat Operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Po kështu policia me planin e saj gjatë mbarëvajtjes së protestës do iu kushtojë një rëndësi të veçantë edhe ruajtjes së institucioneve të rëndësisë së veçantë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Një detaj që nuk duhet humbur është se pjesë e kordonit të parë përballë kryeministrisë do të jenë edhe efektivet femra. Po kështu edhe breda protestës policia do të inflitrojë agjentë për të marrë informacion. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1789″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]