Edhe pas kritikave ndaj Bashës deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka marrë pjesë sot në protestën e opozitës që filloi që prej orës 12:00.
Në këtë protestë Bregu është e veshur casual, me një bluzë të zezë dhe me syze dielli. Duhet të sjellim në vëmendje që Bregu është një nga kritikueset më të mëdhaja brenda PD-së përsa i përket qëndrimit politik të Bashës.
Por sot mesa duket Bregu ka reflektuar dhe i është bashkuar protestës së demokratëve, pra në këtë mënyrë ka mbështetur edhe Lulzim Bashën.
Kujtojmë se pas mbledhjes së fundit të së Kryesisë së PD-së Bregu u shpreh: Në parlamentin e ardhshëm sot nuk do të ndihen të përfaqësuar shumë shqiptarë. Ato gjëra që kam për t’i thënë nuk i fsheh. Jam e bindur që 18 qershori nuk do të jetë ditë zgjedhjesh. 18 qershori po ashtu nuk duhet të trajtohet nga Edi Rama si 29 nëntori i Enver Hoxhës. Të mos marrësh pjesë në zgjedhje nuk është fitore. Rindërtimi i Partisë Demokratike është detyrë e çdo qytetari. Nuk duhet t’i lëmë shqiptarët në një klimë tensioni. Nuk e gjej me vend mospjesëmarrjen në zgjedhje.”, tha Bregu. (J.V/Shuplaka)