Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas debateve lidhur me numrin e pjesëmarrësve në protestën e sotme të opozitës.
Sipas tij, pak i rëndësishëm është numri real i tyre, pasi e cilëson të mjaftueshëm për të përcjellë mesazhin kryesor të opozitës.
“Debati i përhershëm mbi numrin e protestuesve është kot. Ishin mjaftueshëm për të dhënë mesazhin serioz: nuk ka zgjedhje pa Opozitë!”, shkruan Manjani.
Ditë më parë, protesta e opozitës ishte paralajmëruar se kishte indicje për t’u përshkallëzuar në dhunë. Kështu sollën informacione zyrtarë të policisë por edhe disa prej ambasadave kryesore perëndimore në vend, mirëpo opozita vërtetoi të kundërtën.
Protesta ishte mjaft paqësore, madje edhe Avokati i Popullit pas monitorimit që i bëri protestës bashkë me ekspertë, deklaroi një gjë të tillë. Po ashtu edhe Policia e Shtetit. (D.D/Shuplaka)