Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazëetares Nisida Tufa, foli për protestën e sotme të opozitës, kërkesat e tyre si edhe negociatat për zgjidhjen e krizës politike.
Ndërsa protestën e sotme e silësoi si një protestë madhështore, me një pjesëmarrje prej 200 mijë vetash, tha se PD nuk heq dorë nga së paku nga njërën pjer dy shtyllave kryesore të kërkesave të tyre: qeveri teknike dhe votim elektronik.
“Ne kemi bërë të qartë se kemi dy shtylla kryesore: qeveria teknike pa Ramën kryeministër, dhe së dyti votimi dhe numërimi elektronik. Në negociatat që janë zhvilluar Basha ka lëshuar, duke kërkuar që të zbatohet të paktën njëra nga shtyllat në mënyrë të plotë, dhe tjetra të zbatohet pjesërisht. Oferta është shumë e ndershme dhe e sinqertë.”, tha Ristani.
Ndër të tjera, deputeti demokrat përmendi edhe ofertën e propozuar nga eurodeputeti David McAllister, ofertë e cila u refuzua në kohën kur u dha. Sipas Ristanit, ata mund të diskutojnë për një ofertë MCallister Plus, por jo për pazaret e Ramës: “më jep nëj rosë të jap një bibë”.
“Paketa McAllister realizonte një pjesë të gjësë, por nuk realizonte të plotë as qeverinë teknike pa Ramën, dhe as numërimin dhe votimin elektronik. Për një “McAllister plus” mund të diskutojmë. Rama përveçse është një shkaktar i krizës, është edhe një mashtrues ordiner. Nga paketa McAllister filloi të bënte numra, jo zv.ministra. E bënte si pazari i Roskovecit, të jap një rosë, me jep një bibë. I ka të gjitha mashtrimet me radhë, siç bëri edhe mashtrimin me 300 mijë vendet e punës”, tha deputeti Ristani.”, tha Ristani. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post