E dielë, po kryeministri Rama nuk e lë pushim as sot ironinë për protestën e opozitës dhe kreun e saj Basha.
Nuk u mjaftua dje me ironizimin e protestës, po sot Rama e vendos Bashën në një flluckë qelqi që sipas tij, lulëzon në një botë gërmadhash.
Kujtojmë se në çadrën e opozitës kreu i saj Basha u shpreh sot se opozita e tha fjalën e saj dhe se kthim pas nuk do të ketë. Nga ana tjetër nesër pritet të mbërrijë në Tiranë zëvendësndihmës sekretai i shtetit Yee.
Ai do të ketë disa takime me përfaqësuesit e politikës në vend, në përpjekje për ti dhënë njëherë e përgjithmonë fund krizës politike. (E.K/SHUPLAKA)