07:48 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

‘’Ramush Haradinajn nga Franca e liroi gruaja e Tony Blair’’, mediat serbe shkruajnë sot në faqet e para

13:17 | 14/05/2017
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Ramush Haradinajn nga Franca e liroi gruaja e Tony Blair’’, mediat serbe shkruajnë sot në faqet e para

Lirimi i liderit kosovar Ramush Haradinaj nuk është pritur aspak mirë në Serbi. Mediat dhe politika serbe vazhdojnë të merren me liderin e AAK-së Ramush Haradinajn. Kështu edhe sot gazetat dhe agjencitë e lajmeve serbe shkruajnë për lirimin e tij nga Gjykata e Apelit në Colmar.

E përditshmja më e madhe serbe, Politika, sot sjell një lajm i cili sipas kësaj gazete është i hulumtuar mirë ku shkruhet se për lirimin e Haradinajt nga Franca është përkujdesur zyra e ish- Kryeministrit të Britanisë, Tony Blair, Chery Blair, shkruan ‘’Expres’’.

Sipas Politika, Chery Blair ka ndikim të madh tek bashkëshorti i saj ndërsa zyra e saj “Matriks Chambers” është prej më të njohurave në botë.

Se si kjo gazetë vjen tek ky konkluzion ende nuk dihet pasi mbrojtësja e Haradinajt ishte nga Parisi.

Një artikull për Haradinajn sot e ka në ballinë edhe gazeta e përditshme serbe “Kurir”

Kjo gazetë duke cituar burime të veta shkruan se gruaja e ish-kryeministit britanik Tony Blair-it, Cherie Blair ka paguar një shumë të majme parash për lirimin e Haradinajt.

“Cherir Booth, gruaja e Tony Blairit, pagoi të paktën 360 mijë euro që procesi i lirimit të Haradinajt nga drejtësia franceze të kryhet me sukses”, thuhet në artikull.

Sipas Kurir, Cherie ishte pjesë e ekipit ligjor që u mor me çështjen e Haradinajt sa ishte i ndaluar në Francë.

Kujtojmë se Cherie Blair ishte kohë më parë edhe këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: haradinajramush haradinajTony Blair
Pas

Emmanuel Macron merr zyrtarisht funksionet në pallatin Elize (VIDEO)

Para

Del nga shinat treni Athinë-Selanik, shpëtojnë mrekullisht shqiptarët

Para
Del nga shinat treni Athinë-Selanik, shpëtojnë mrekullisht shqiptarët

Del nga shinat treni Athinë-Selanik, shpëtojnë mrekullisht shqiptarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.