Gazetarja dhe pedagogia, Ernestina Halili është nderuar me çmimin për librin poetik më të mirë të vitit 2017.
Çmimi i është dorëzuar në panairin kombëtar të librit “Fieri 2017”. Vepra e saj artistike titullohet “Gjëma e Erës”. Duhet të theksojmë që vëllimi poetik është klasifikuar si libri poetik më i mirë i vitit.
Vetëm disa muaj më parë Ernestina Halili humbi djalin, Kejdi Halili në një aksident me motor së bashku me shokun e tij Ergi Dinni në zonën e ish-Bllokut në Tiranë dhe kjo ishte një goditje shumë e madhe për të si nënë. (J.V/Shuplaka)