Kategoria superior do të ofrojë ditën e sotme ndeshje mjaft interesante, të cilat mund të jenë dhe përcaktuese për titullin. Vlonjatët do të presin në shtëpinë e tyre skuadrën e Starovës e cila ka vetëm një opsion, fitoren.
Partizani do të kërkojë fitoren për të shpresuar deri në fund për titullin kampion, ndërsa Flamurtari mbetet në kërkim të një trepikëshi qetësie për sigurimin e mbijetesës. Në këtë takim Partizani vjen pas dy rezultateve jo pozitive, barazimin me Kukësin dhe me Laçin.
Trajneri Starova është munduar që të largojë presionin nga ekipi dhe u ka kërkuar atyre që të luajnë lirshëm, pasi ka besim te vlerat e tyre. Nga ana tjetëtr rivalët direkt për titull të Partizanit, Kukësi dhe Skëndërbeu, do të përballen përkatësisht me Korabin dhe Tiranën.
Kukësi në letër ka një ndeshje të lehtë por nuk duhet të harrojmë që ndeshjen e fundit Korabi ka barazuar 1-1 në shtëpinë e Kuksianëve. Skëndërbeu do ketë një ndeshje më të vështirë pasi Tirana do luaj fort për t’ju larguar zonës së rrezikshme të rënies nga kategoria. Dy ndeshjet e tjera të Superligës janë Laçi – Vllaznia dhe Luftëtari – Teuta. (B.H/SHUPLAKA)