Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë greke, pasi u kap në flagrancë.
Rreth të 50-ave, me identitet që nuk bëhet i ditur, ai u kap në lagjen “Analipsi” nga policia helene, e cila gjatë kapjes në flagrancë i sekuestroi edhe një pasaportë false.
Mbi të rëndojnë akuzat “vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje” për një ngjarje të ndodhur në vitin 1997.
(XH.A/SHUPLAKA)