Mijëra persona kanë humbur jetën në Sana për shkak të perhapjes së sëmundjes së Kolerëss. Në kryeqytetin e Jemenit, është shpallur gjendja e emergjencës për shkak të shpërthimit të kësaj sëmundje. Spitalet e Sanës të cilat kontrollohen nga rebelët Huthi janë të mbi populluara me pacientë të prekur. Dyshohet se shumë të tjerë që janë prekur nga kjo sëmundje në vend.
Që nga 27 prilli deri më 13 maj ka patur mbi 100 persona që kanë humbur jetën për shkak të kësaj sëmundjeje, ka shtuar më tej Kryqi i Kuq. Organizata e Kombeve të Bashkuara njofton se dy të tretat e popullsisë nuk pijnë ujë të pijshëm të sigurtë dhe kjo është një nga arsyet kryesore të përhapjes së kësaj sëmundjeje. Mes simptomave të kolerës përfshihen diarreja dhe të vjellat dhe nëse nuk trajtohet menjëherë, vdekja ndodh brenda orësh.
“Kjo është hera e dytë që Jemeni përfshihet nga kolera brenda një viti”, njofton agjencia e lajmeve BBC.
Si e merr njeriu kolerën?
Një njeri mund ta marr kolerën duke pirë ujë apo duke ngrënë ushqim të ndotur nga bakteri i kolerës. Sëmundja mund të përhapet me shpejtësi në zona të cilat nuk kanë një trajtim të mirë të ujit të pijshëm. Si të shmangim prekjen nga Kolera?
Të gjithë njerëzit që jetojnë (qoftë edhe përkohësisht) në vende të prekur nga kolera duhet të:
- Pijnë vetëm ujë të paketuar, të zjerë apo të trajtuar kimikisht.
- Lajnë duart shpesh dhe me sapun dhe ujë të pastër.
- Nëse nuk gjendet ujë i pastër (!) mund të kahen me pastrues me bazë alkoli (të paktën 60% alkol).
- Hanë ushqim të paketuar ose të gatuar dhe servirur të nxehtë.
- Largojnë dhe kufizojnë fekalet në ambiente të caktuar të kontrolluara pët të parandaluar ndotjen e ujit dhe të ushqimeve.
Cilat janë simptomat e Kolerës?
Infeksioni nga kolera zakonisht kalon pa simptoma të dallueshme, por ndonjëherë bëhet e rëndë.
Rreth një në 20 (5%) persona të infektuar do të ketë një sëmundje të ashpër të karakterizuar nga diarre e ujshme, të vjella dhe ngërçe (spazma) muskulore. Në këta njerëz, humbja e shpejtë e lëngjeve trupire shpie drejt çhidratimit të trupit dhe shokut (hemodinamik). Pa trajtim, vdekja është çështje orësh.
(S.SH/SHUPLAKA)