20:25 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Eh, Shkodër, ku ishe me zotin Rauf e ku je me zojën Voltanë!”, Rama nuk i ndalet sulmeve ndaj Ademit

20:55 | 15/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”E shkreta Voltanë mendon se sa më shumë të rrënohet Shkodra, aq më shumë do t’i urrejë socialistët”, Rama thumbon kryebashkiaken

Kryeministri Edi Rama nuk i ndal sulmet ndaj kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi. Nëpërmjet një postimi në Facebook, lidhur me fototekën Marubi nuk lë pa thumbuar edhe kryebashkiaken.

“AMARCORD

Më 1923, Marubi shkrepte foton zyrtare të prefektit të emëruar të Shkodrës, dekoruar me kryqin e oficerit të Urdhërit të Franc-Jozefit të Austro-Hungarisë dhe dekoratën e oficerit të Palmave akademike të Francës.

Ky prefekt ishte personaliteti i shquar, shërbyesi i shtetit dhe diplomati patriot, gjirokastriti Rauf Fico. Me këto premisa, me një zyrë të pajisur bukur në një godinë të spikatur ndërtuar nga francezë dhe austriakë, prefekti i ri, dëshmi se nga jugu në veri Shqipëria ishte e pandarë dhe një, ishte një angazhim i gjallë për ecjen e vendit kah Europës edhe pse në nivel lokal.

Sot, godina e prefekturës së dikurshme është selia e bashkisë së Shkodrës… Eh, Shkodër, ku ishe me zotin Rauf e ku je me zojën Voltane!”, shkruan Rama.

Gjatë vizitës së tij sot në Shkodër, ku u përplasën policët e rendit me ata bashkiakë, kryeministri Rama tha se Ademi e konsideron provokim sa herë ai shkon në këtë qytet. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: edi ramaVoltana Ademi
Pas

Pollo: Fakti që mazhoranca ka pranuar të japë 4 ministri na bën një vend jo normal

Para

Kampionati Ballkanik i MMA-së, paraqitje dinjitoze e ekipit shqiptar në Bullgari

Para
Kampionati Ballkanik i MMA-së, paraqitje dinjitoze e ekipit shqiptar në Bullgari

Kampionati Ballkanik i MMA-së, paraqitje dinjitoze e ekipit shqiptar në Bullgari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marrëveshja e re e emigracionit, azilkërkuesit nga Franca do lejohen të shkojnë në Britani për 3 muaj

Gushti fundos Euron! Bie në 97.3 lekë, niveli më i ulët i arritur ndonjëherë

Rusia heq dorë nga marrëveshja bërthamore, rriten tensionet me Perëndimin

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje! Evakuime me varka e jelekë shpëtimi

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person i dyshuar nga policia maqedonase

Zelensky bisedë telefonike me Trump: Diskutuam për sanksionet ndaj Moskës dhe një marrëveshje SHBA-Kiev për dronë

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje

Qeveria e Ruandës arrin marrëveshjen me Uashingtonin, njofton pranimin e 250 emigrantëve të deportuar nga SHBA

Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Trump, lideri ukrainas: E falënderoj për mbështetjen, është plotësisht i informuar për sulmet ruse

SHBA, shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në Nju Jork, dy të vdekur brenda një jave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.