Gazetari i njohur meksikan Javier Valdez është qëlluar sot për vdekje në qytetin Culiacan të shtetit Sinola në Meksikë.
Ai mësohet se është ekzekutuar vetëm pak metra larg redaksisë ku ai punonte prej vitesh.
Gazetari Valdéz Cárdenas punonte për gazetën lokale Rio Doce të cilën e kishte themeluar vetë si dhe ishte reporter për gazetën La Jornada, shkruan BBC News.
Gazetari është po ashtu autor i librit “Narcoperdisimo”, një libër me historitë e gazetarëve që kanë qenë viktima të krimit gjatë punës së tyre.
50-vjeçari është gazetari i pestë që virtet në Meksikë brenda vitit. (M.D/Shuplaka)