Artisti Alkent Puzhegu synon të thyejë rekordin botëror të Guiness duke krijuar me fara një portret.
Artisiti ka vendosur që të krijojë në një mozaikme portretin e këngëtares Rita Ora. Ai bashkë me kolegët e tij, që prej ditës së djeshme ka nisur punën për ta thyer këtë rekord.
Me një mozaik prej 300 metra katrorë Puzhegu tenton t’i marrë rekordin një artisti nga Gjermania i cili një punim të ngjashëm e realizoi në 272 metra katrorë.
Duhet të sjellin në vëmendje që Puzhegu, në profesion hotelier, merret me artin e frutave. Tre vjet më parë ka thyer një rekord tjetër kur kishte realizuar një tjetër mozaik të ngjashëm 500 metra katrorë, shkruan KlanKosova.