22 pako me 113 kilogramë lëndë narkotike janë gjetur dhe sekuestruar nga Roja Bregdetare i Policisë Kufitare në Durrës. Mësohet se lënda narkotike është gjetur në afërsi të Kepit të Rodonit dhe zonës së Gjirit të Lalëzit.
Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me ngjarjen. Po vijon puna për zbulimin e personave të implikuar në këtë trafik droge.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Më datë 15.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga Roja Bregdetare, Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në afërsi të Kepit të Rodonit dhe në zonën e Gjirit të Lalëzit, në det janë konstatuar dhe sekuestruar disa pako, të dyshuara me lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë kryer veprimet e mëtejshme procedurale dhe peshimin e lëndës, ku në përfundim rezultoi se pesha e përgjithshme e lëndës narkotike ishte 113 kg e futur në 22 pako.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/ a të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1814″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]